Është vaksinuar së fundi edhe pjesëtarja 60-vjeçare e Këshillit Federal, ministrja Simonetta Sommaruga, nga SP.
Këtë njoftim të publikuar më parë nga gazeta “SonntagsZeitung”e ka konfirmuar Departamenti i Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimit (Uvek) të cilin e drejton ajo në Qeverinë Federale, me kërkesë të agjensisë së lajmeve Keystone-SDA.
Sipas Uvek, këshilltarja federale është vaksinuar kaq vonë pasi që ka dëshiruar t`u jepte përparësi për t`u vaksinuar grupeve të rrezikut, transmeton albinfo.ch.
Tani në kantonin e saj grupet në fjalë kanë mbaruar vaksinimin, kështu që Sommaruga është vaksinuar sipas radhës.
Sommaruga nuk është anëtarja e parë e qeverisë së shtetit që vaksinohet.
Fushata e vaksinimit e këshilltarëve federalë kishte filluar tashmë në mes të janarit, përcjell albinfo.ch. Sipas Kancelarisë Federale, të gjithë anëtarët e trupit gradualisht po vaksinohen.
Sipas gazetës SonntagsZeitung, të gjithë anëtarët e Këshillit Federal tani janë vaksinuar.