Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tashmë është vaksinuar kundër koronavirusit, shkruan Albinfo.ch.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Biden përmes rrjeteve sociale, ku ka falënderuar shkencëtarët që e kanë bërë të mundur një gjë të tillë.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje te njerëzit në Amerikë që ta marrin vaksinën.
“Sot mora vaksinën COVID-19. Shkencëtarëve dhe studiuesve që punuan pa u lodhur për ta bërë të mundur këtë – faleminderit. Ne u detyrohemi shumë. Dhe për popullin amerikan – e di se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kur vaksina të jetë në dispozicion, ju bëj thirrje ta merrni”, ka shkruar Biden.