Në podcastin e tij në televizionin gjerman NDR, virologu kryesor i Gjermanisë, Christian Drosten jep një lajm shpresëdhënës lidhur me zhvillimet rreth frenimit të infeksioneve me koconavirus.
Me këtë rast au u referohet të dhënave nga Izraeli, shkruan srf.ch.
Sipas tij, ato tregojnë se numri i infeksioneve të reja në një grup moshë zvogëlohet ndjeshëm nëse rreth gjysma e kësaj grupmoshe janë vaksinuar, edhe pse me vetëm një dozë.
“Ky është një efekt i mahnitshëm mbrojtës”, thotë Drosten.
Izraeli aktualisht po përdor vaksinën Biontech, transmeton albinfo.ch. Por sa i përket efektit edhe vaksina Astra-Zeneca nuk tregon pamje dukshëm të ndryshme.
“Mund të supozohet se vaksinimi parandalon transmetimin në tërësi”, thotë Drosten.
Në laborator, janë gjetur kaq pak viruse të zbuluara tek pacientët e vaksinuar pas infektimit, saqë mund të thuhet: Falë vaksinimit, pacienti praktikisht nuk është më ngjitës, nuk e transmeton tutje virusin!