Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, kategoria e vajzave, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.
Çikat e Kosovës arritën që me mjaft lehtësi ta mposhtin Kombëtare e Estonisë dhe kështu të vazhdojnë ëndrrën për “Euro 21”
Me dy golat e shënuar nga Kaltrina Biqkaj në minutën 7’të dhe 27’të, Kosova e fitojë takimin ndaj Estonisë.
Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e katër, me 9 pikë, aq sa ka edhe Rusia, e cila sot u mposht në Moskë nga Holanda me rezultat 0-1.
Në këtë grup prinë Holanda që duket se e ka siguruar vendin e parë me 21 pikë, Slovenia është në vendin e dytë me 12 pikë, por që ende është duke luajtur kundër Turqisë ku po fiton 2-1 gjatë pjesës së parë.
Në vendin e tretë është Rusia me pikë po aq sa Kosova por që ka golëdallim më të mirë.
Në vendin e pestë dhe të gjashtë janë Estonia dhe Turqia.