Fjolla Berisha tashmë është emër suksesi në fushën e muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
Pavarësisht se është lindur dhe rritur në Gjermani, ajo këndon shqip dhe ajo çfarë e shquan më shumë atë, është zëri i saj i ëmbël në këndim që veçohet për ngjyrat e veçanta të zërit të saj.
Fjolla Berisha është emër i njohur në rrjetet sociale, e sidomos në Tik-tok, ku numëron 1oo mijë ndjekës.
Këngëtarja me prejardhje nga Peja e bën në mënyrë përfekte interpretimin e këngëve shqipe.