Myrto Uzuni ka shënuar rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.
Në minutën e 77-të, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij, por që nuk mjaftoi deri në fund, pasi Malaga barazoi sërish, transmeton albinfo.ch.
Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2.