Izraeli ka sulmuar me raketa një kamp ushtarak të grupit Hezbollah në pjesën veriore të Libanit.
Sipas njoftimit nga njoftuan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), objektivi i goditjes ka qenë një qendër që përdorej për prodhimin dhe zhvillimin e raketave me drejtim të saktë, të cilat konsiderohen një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Izraelit.
Forcat izraelite deklaruan se sulmi ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar armatosjen e mëtejshme të Hezbollahut dhe për të neutralizuar kapacitetet e tij ushtarake që mund të përdoren kundër Izraelit në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar për numrin e viktimave apo të dëmeve materiale.
Ky incident vjen në një periudhë tensionesh të rritura përgjatë kufirit izraelito-libanez, ku prej javësh janë regjistruar shkëmbime zjarri mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.