Sllovenia ka dërguar 35 ushtarë që do të ruajnë kufirin me Italinë, pasi që fluksi i migrantëve ilegalë nuk ka të ndalur.
Mediat sllovene kanë njoftuar sot se Sllovenia do të përfshijë 35 ushtarë të saj që do të mbrojnë kufirin.
Javët e fundit fluksi i emigrantëve është vërejtur shumë dhe me anë të një kërkese të policisë është bërë edhe mbrojtja e kufirit nga ana e ushtrisë, përcjell Albinfo.ch.
Sipas njoftimeve të mediave të Sllovenisë, ushtria do të përdorë edhe mjete të saj për patrullime.
Sllovenia ka shtuar angazhimin e saj në parandalimin e migrimit ilegal.