Forca e Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në misionin paqeruajtës në botë, në shtetin e Kuvajtit, shkruan Albinfo.ch.
Ky mision do të shërbejë krah për krah trupave amerikane të vendosura në Kuvajt. E menjëherë ka reaguar departamenti amerikan i mbrojtjes.
“Gjatë këtij misioni partnerët nga Kosova do të përfitojnë eksperiencë duke punuar së bashku me ushtrinë amerikane”, thuhet në reagimin e departamentit amerikan të mbrojtjes.