Ka jetuar për 40 vjet si mashkull ndërkohë që është ndjerë femër. Sot, Claudia Sabine Meier, që është lindur si Andreas Heribert Meier ka plotësuar dëshirën nga fëmijëria: të bëhet femër dhe të shërbejë në ushtri. Ajo është femra e parë transseksuale në ushtrinë e Zvicrës dhe gjithsesi e para që si e tillë shërben në Swisscoy, forcat zvicerane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Në ushtritë tjera ka pasur dhe ka edhe persona tjerë transseksualë dhe kjo është një dëshmi se transseksualiteti nuk është pengesë për të shërbyer në forca të armatosura. Këtë e dëshmon edhe Claudia. Ajo thotë se është pritur mjaft mirë në mesin e ushatrëve meshkuj. Prej dy muajsh shërben atje, punon në kuzhinë.
Shumë gjatë, pothuaj gjithë jetën ka punuar si shef në hotelin e prindërve në kantonin e Bernës. Derisa një ditë, nga fundi i vitit 2010 ka shkuar dhe u është prezantuar vartësve të saj: prej sot unë nuk jam shefi, por shefja juaj, shkruan bernerzeitung.ch Ndërkohë, ajo u është nënshtruar disa operacionevepër të arrë pamjen e femrës.
Por zyrtarisht emrin femëror e ka marrë vetëm para pak muajve.
Duke qenë në Kosovë, ajo thotë se atje perceptohet mjaft mirë si femër, nga ata që nuk e njohin. Kur shkon për të bërë furnizimet kantinën ushtarake, ndjen shikimet e meshkujve që e ndjekin të mrekulluar. Paraqitja e një femre bjonde me uniformë dhe me pushkë, në Kosovë vazhdon të jetë diçka e pazakonshme, komenton ajo.

