Ushtria e Republikës së Kosovës tanimë është e barabartë me ushtritë tjera, në shumë misione, duke qenë si e tillë profesionale, e trajnuar nga NATO.
E kjo u dëshmua edhe sot kur Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter, në të cilen shihet një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një udhtrim ndërkombëtar ushtarak, përcjellë albinfo.ch
Në këtë postim Berisha ka shkruar se FSK është e gatshme të mbështesë misionet e paqes së aleatëve tanë kudo ku popujt e shtypur luftojnë për paqe, liri dhe demokraci.
Gjithashtu ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale, e trajnuar nga NATO, gjithpërfshirëse dhe e besueshme.