Me suksesin që tregoi arriti ta radhisë Kosovën në mesin e dhjetë shteteve që u nderuan.
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë, Meriman Suka, këtë muaj përfundoi specializimin për inxhinieri luftarake në Mizuri të SHBA-së, raporton Klan Kosova.
Ai ishte përzgjedhur nga FSK-ja për trajnimin gjashtë mujor në këtë shtet, e nga atje nuk u kthye duarthatë, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë krenar që e kam fituar këtë çmim dhe që kam përfaqësuar FSK-në dhe Kosovën. Ky ishte një trajnim intensiv për gjashtë muaj, dhe mjaft i vështirë. Megjithatë, ia dola me sukses”, ka thënë Suka.
Oficeri u dallua në veçanti për fizikun e tij, për çka kazerma “Fort Leonard Wood” e nderoi me çmimin “Njeriu i Hekurt”.