Rreth 30 ushtarë nga Grupi i Artilerisë 1 në Bière, në kantonin Vaud dhe Shkolla Shëndetësore 42 në Airolo në kantonin Ticino, janë karantinuar. Ata aktualisht po trajtohen pasi u infektuan me norovirus.
Të rinjtë dhe të rejat përjetuan ankesa gastrointestinale të karakterizuara nga të vjella, ethe dhe diarre. Sëmundja zakonisht zgjat 72 orë, shpjegon një shënim nga Departamenti Federal i Mbrojtjes, transmeton albinfo.ch.
Virusi, për të cilin nuk ka vaksinë, transmetohet relativisht lehtë nga personi në person, prandaj shpërthimet shpesh ndodhin në mjedise dhe institucione komunale, si kazermat, shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet.