Një studim i fundit tregon se konsumimi i ushqimit të duhur mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me COVID-19.
Studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston dolën në përfundimin se një e treta e rasteve me koronavirus mund të ishin shmangur nëse njerëzit do të kishin një dietë të shëndetshme, me shumë fruta dhe perime.
Rezultatet e studimit tregojnë se personat që konsumuan një dietë më të shëndetshme kishin 9% më pak rrezik në infektimin me koronavirusin.
Gjithashtu këta persona kishin 41% më pak të ngjarë të zhvillonin simptoma të rënda të sëmundjes së COVID-19.
Studimi mori në shqyrtim 592.571 individë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar midis marsit dhe dhjetorit të vitit 2020.
Studiuesit u kanë bërë thirrje qeverive që t’i japin përparësi ushqimit të shëndetshëm dhe mirëqenies me politika të cilat kanë ndikim.