Për një verë të shëndetshme, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të freskëta, perimeve dhe frutave.
Po ashtu, rekomandohet konsumimi i ujit dhe lëngjeve.
Kujdes duhet të tregohet me kafenë dhe ëmbëlsirat, ndërsa alkooli duhet të evitohet.
Ekspertët thonë se duhet hequr dorë nga ushqimet e skuqura dhe fast-food (ushqim i shpejtë) si dhe nga konsumimi i shumë produkteve shtazore.
Me rëndësi është edhe mbajtja e një higjiene të mirë personale, transmeton ATSH.