Pas pranimit të Kosovës nuk kanë munguar urimet e shumta, si nga politikanët, por edhe e tërë shoqëria civile. Por, normalisht nuk munguan urimet edhe nga sportistët e shumtë, shkruan albinfo.ch.
Ragip Xhaka, babai i vëllezërve, Taulant dhe Granit Xhakës, ka uruar Kosovën, ashtu si edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, pastaj mbrojtësi Loret Sadiku, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, sulmuesi Shkëlzen Gashi, mbrojtësi Berat Xhimshiti dhe shumë të tjerë.
Kosova është në festë sa i përket pranimit dhe kjo është cilësuar si një ditë historike për futbollin kosovar.