Sot (e shtunë) në ring do të ngjitet boksieri shqiptar, Tefik Bajrami, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ai të premten ka zhvilluar matjen zyrtare dhe është shprehur i gatshëm për këtë duel shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Ai do të ndeshet me argjentinasin Diego Javier Sanabria, në meçin për titullin e botës në versionin WBU. Meçi i tij do të zhvillohet në sallën Krauer në Kriens-Luzern.
Edhe Bajrami ka kërkuar përkrahjen e bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër për këtë meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.