Me një gjatësi prej 310 metrash projekti i ndërtimit të një ure që bashkon Velipojën me Ulqinin pritet të shkurtojë distancën mes dy vendeve.
Ky projekt u paraqit nga kryrministrat e Shqipërisë e Malit të Zi gjatë takimit në Ohër
i cili u mbajt në kuadër të nismës “Open Ballkan”.
“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazoviq, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.