Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa, edhe ura e famshme e Stambollit mbrëmë është “veshur” kuq e zi, transmeton albinfo.ch.
Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmë me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.
Pamjet nga Stambolli i ka publikuar Konsullata Shqiptare në Stamboll.

