Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane me seli në Koln të Gjermanisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), shpallin konkursin për ndarjen e bursave për vajza/studente të vitit të 2-të dhe të 3-të në nivelin Bachelor, të Universitetit Publik të Kosovës për vitin akademik 2017-2018, thuhet në njoftim.
Në konkurs mund të paraqiten vetëm studente, pasi që Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane nëpërmjet këtij projekti synon të përkrahë arsimimin e vajzave/grave dhe fuqizimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Bursat do të dhurohen nga kompanitë shqiptare dhe gjermane anëtare të Unionit të Bizneseve. Shuma mujore e bursës do të jete 100,00 euro, për një periudhe 9 mujore/një vit akademik.
Ja linku ku mund të aplikoni dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen:
https://drive.google.com/file/d/0B8sEBg4rupbXU1otU3ZSLVRJRkk/view