Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të marrin përgjegjësinë për 150 emigrantë që janë në bordin e Rojës Bregdetare Italiane, në portin e Catania, Sicili.
Shumë emigrantë organizuan një grevë urie, pasi Italia nuk i lejon ata të zbresin nga anija përpara se anëtarët e BE-së të premtojnë se do t’i pranojnë ata.
UNHCR u kërkoi anëtarëve të BE-së të marrin urgjentisht disa nga emigrantët nga ajo anije dhe ndërkohë autoritetet e Italisë t’i lejojnë emigrantët të largohen.
Emigrantët u shpëtuan më 16 gusht nga një anije që u mbyt në Mesdhe. Shumica e emigrantëve janë nga Eritreja.