Dëshironi ta sillni familjen tuaj (fëmijët, burrin, gruan, prindërit) në Zvicër? Atëherë informimi i tërësishëm e korrekt paraprakisht është një bazament i rëndësishëm për integrimin e anëtarëve të familjes. Në një mbrëmje informative të qytetit të Bernës që mbahet më 26 prill mund të informoheni dhe keni mundësi të parashtroni pyetjet tuaja. Ftesën (në gjermanisht) e gjeni këtu.
Nëse në tubimin informativ keni nevojë për përkthim në gjuhën tuaj amtare apo nëse keni pyetje të tjera mund të ndërlidheni me Qendrën Kompetente për Integrim (Kompetenzzentrum Integration), (integration@bern.ch apo 031 321 60 36).
Në këtë mbrëmje informative do të ju përgjigjen punëtorët e shërbimeve të qytetit, ata të migracionit, pastaj të policisë për të huaj si dhe ata të Qendrës Profesionale për integrim. Ky organizim u dedikohet njerëzve që jetojnë në qytetin e Bernës dhe duan të sjellin në Zvicër dikë nga të afërmit për bashkim familjar apo duan të këshillojnë dhe mbështesin rreth bashkimit familjar dikë nga rrethi miqësor ose i punës.
Zyrtarët nga shërbimi i banorëve, ata të migracionit si dhe nga policia për të huaj do të ju njohin me kornizat ligjore dhe procedurën e bashkimit familjar. Një zyrtare nga Qendra për Integrim do të sqarojë se cilat aspekte të integrimit duhen të kihen parasysh nga me rastin e bashkimit të një pjesëtari të familjes.
Mbrëmja informative mbahet në «Le Cap» (Französische Kirche), Predigergasse 3, Bernë. Ajo është publike, e hapur për të gjithë, hyrja pa pagesë dhe paralajmërimi nuk është i nevojshëm.