Më shumë se 100 mijë tonë ullinj më tepër janë prodhuar se vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare.
Prodhimi erdhi si dhuratë për fermerët dhe përpunuesit e vajit pikërisht në një kohë të vështirë për tregjet.
Fidanët e mbështetur me subvencione sapo kanë filluar prodhimin, ndaj natyra me kushtet e përshtatshme merr meritat e të vjelave të mbara, transmetojnë mediat e Tiranës.
Fermerët rritën të ardhurat nga shitjet, ndërsa përpunuesit po kërkojnë të eksportojnë më shumë vaj.
Por, jo të gjithë fituan nga rritja e prodhimit. Konsumatorët e blejnë vajin me të njëjtin çmim si më parë. Sipas ekspertëve, ullishtet e vjetra kanë kosto të lartë të vjeljes