Njëri prej tyre është Velesi, ku akoma nuk ka lindur asnjë foshnjë këtë vit.
Në krahasim me vitin 2018, kur 505 bebe lindën vitin e kaluar, 32 bebe lindën më pak. Kjo nënvizon problemin e rënies së lindjeve.
Sociologu Ilija Acevski thotë se përveç sigurisë në kuptimin ekonomik, shumë faktorë janë thelbësorë për rënien e shkallës së lindjeve.
Statistikat nga viti në vit janë të rënda. Sipas të dhënave, në nëntë muajt e vitit 2019 në vend kanë lindur 14.622 fëmijë, ndërsa në të njëjtën periudhë në vitin 2018 ka pasur rreth 2000 foshnjë më shumë.
Por statistikat e deritanishme tregojnë se në vitin 2018 Maqedonia kishte nivelin e natalitetit më të ulët në historinë e saj. Nëse ka pasur mbi 24,000 lindje në 2010, në 2018 ai numër është pak më shumë se 21,000.
Përveç numrit të vogël të fëmijëve të porsalindur, numri i mërgimtarëve po rritet dhe ekspertët paralajmërojnë se Maqedonia do të bëhet një vend i të moshuarve brenda disa dekadave, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.