Pushimet verore pothuajse kanë përfunduar dhe tani mërgimtarët po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë.
Gjatë rrugës ata po hasin në kolona e pritje të gjata nëpër pika kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufinjëve me anë të linjë linkut online, kanë treguar se pritje e kolona mërgimtarët i presin në tri pika kufitare, në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Duke i krahasuar kolonat dhe pritjet, sipas qendrës për menaxhim, ka rënie të pritjeve dhe kolonave.
Në pikat e tjera nuk ka pritje.