Këshilltari presidencial i Ukrainës, Oleksiy Arestovych, ka thënë se beteja të ashpra janë duke ardhur në lindje dhe jug të Ukrainës, e sidomos për qytetin e Mariupolit.
Duke folur në televizionin kombëtar, këshilltari ukrainas tha se trupat ukrainase përreth Kievit kanë marrë nën kontroll mbi 30 qyteza dhe fshatra dhe po e mbajnë vijën e frontit kundër forcave ruse në lindje.
“Le të mos kemi iluzione, ende ka beteja të rënda përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës”, tha ai.