Ukraina synon të blejë automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder direkt nga prodhuesi, Rheinmetall.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”.
Raportohet gjithashtu se Rheinmetall-i fillimisht ofroi 100 transportues të blinduar të personelit Marder, të cilat qëndrojnë në kantierin e kompanisë prej vitesh.
Meqenëse fillimisht duhet të riparohen, kompania ofroi një shkëmbim. Bundeswehr-i (Forcat e Armatosura gjermane) do të dorëzonte menjëherë BMP-të e gatshme për përdorim në Ukrainë.
Më pas do t’i merrte ato të riparuara nga Rheinmetall.
Ministria gjermane e Mbrojtjes refuzoi, duke thënë se Bundeswehr-it i duheshin mjete të blinduara si në krahun lindor të NATO-s (141 Marder), ashtu edhe për stërvitje (rreth 100 Marder).
Megjithatë, siç raporton Bild, Ministria e Mbrojtjes nuk ka inspektuar për të vlerësuar gjendjen dhe nevojën për riparime dhe mirëmbajtje.
Ambasadori i Ukrainës, Andriy Melnyk, kritikoi sjelljen e departamentit.
“Nëse është e vërtetë që ministria nuk i ka inspektuar ende, është një skandal”, deklaroi diplomati.
Më herët, u raportua se kompania gjermane Krauss-Maffei Wegmann ofroi furnizimin e Ukrainës me 100 tanke Panzerhaubitze 2000.