Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kërkoi nga Rusia dhe Ukraina që të përmbahen nga provokimet dhe të zgjidhin kontestet në mënyrë paqësore.
OSBE, me mision vëzhgues në Ukrainë, u bëri thirrje palëve të përmbahen nga dhuna.
Tensionet janë shtuar mes Ukrainës e Rusisë, kur kjo e fundit ndaloi tri anije ukrainase nën arsyetimin se shkelën territorin e saj, ndërkaq Parlamenti ukrainas miratoi gjendjen e jashtëzakonshme të luftës që do të vlejë në vend për një muaj.
Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe t’i sistemojnë mediat. Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Anijet e rojës bregdetare ruse hapën zjarr përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Disa ukrainas madje janë plagosur.