Ukraina pretendon se trupat e saj kanë zbritur në Krimenë e okupuar, teksa thuhet se kjo shënon pavarësinë për të dytën herë, me luftimet me pushtuesit rusë.
Ministri i Mbrojtjes, Andriy Yusov, u shpreh se nuk ka pasur viktima në mesin e trupave të tij, teksa u shpreh se Rusia ka përjetuar humbje të personelit, gjë që nuk u komentua nga Moska, raportoi BBC, shkruan albinfo.ch.
“Trupat kanë zbritur në gadishull si pjesë e një operacioni special”, ka thënë Yusov.
Ndryshe, Rusia ilegalisht aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, tetë vjet para se ta niste pushtimin e plotë teksa Yusov refuzoi të jepte detaje të tjera, por pretendoi se flamuri shtetëror ukrainas shkurtimisht u valëvit në Krime.