Bëhet e ditur se Ukraina ka mbyllur të gjitha rrugët ajrore nga sot për 90 ditë, pasi vendi është shpallur “zonë konflikti”.
“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një game të gjerë të sistemeve të luftës tokësore dhe ajrore përbën një rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimit”, tha EASA – Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.
Rregullatori evropian i aviacionit ka paralajmëruar gjithashtu rreziqe për fluturime në zonat kufitare të Rusisë dhe Bjellorusisë, për shkak të aktiviteteve ushtarake.