Skip to content

Ueli Maurer takon presidentin bullgar

Presidenti zviceran, Ueli Maurer, të premten, më 22 shkurt, priti presidentin bullgar, Roumen Radev, në Meiringen, të Kantonit të Bernës. Gjatë bisedimeve zyrtare ata i diskutuan marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Bullgarisë, si dhe politikën europiane, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Të dy krerët e shtetit mirëpritën lidhjet ndërmjet dy vendeve, të cilat janë thelluar në […]

Presidenti zviceran, Ueli Maurer, të premten, më 22 shkurt, priti presidentin bullgar, Roumen Radev, në Meiringen, të Kantonit të Bernës. Gjatë bisedimeve zyrtare ata i diskutuan marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Bullgarisë, si dhe politikën europiane, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Të dy krerët e shtetit mirëpritën lidhjet ndërmjet dy vendeve, të cilat janë thelluar në vitet e fundit. Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në bashkëpunimin në kontekstin e kontributit të Zvicrës në zgjerimin e BE-së, ndërsa Zvicra siguroi mbështetje për krijimin e një sistemi të trajnimit profesional në Bullgari.

Presidenti i Konfederatës paraqiti gjendjen e marrëdhënieve midis Zvicrës dhe BE-së. Ai gjithashtu diskutoi me homologun e tij bullgar për hapat e ardhshëm për hyrjen e Bullgarisë në zonën Schengen. Përderisa vendimi përfundimtar qëndron në shtetet e BE-së, Zvicra po ndihmon Bullgarinë gjithashtu në përgatitjen për pranim.

Presidenti Maurer dhe presidenti Radev, ish-komandant i Forcës ajrore bullgare, vizituan bazën ajrore në Meiringen, ku morën pjesë në një stërvitje paralajmëruese.