Maurer, 68-vjeçar, do të jetë presidenti i radhës nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2019.
Ai është anëtar i krahut të djathtë, Partisë Popullore Zvicerane SVP, dhe ka qenë pjesë e Këshillit Federal që nga viti 2009, ku ai ishte gjithashtu ministër i Mbrojtjes. Maurer ishte president në vitin 2013, shkruan albinfo.ch.
Presidenti zviceran është i pari midis shtatë ministrave të barabartë në Këshillin Federal (Qeveria), anëtarët e të cilit e rrotullojnë presidencën me një mandat njëvjeçar.
Parlamenti zgjodhi të mërkurën edhe dy ministre gra: Viola Amherd për Energjinë dhe Karin Keller-Zooter për Ekonomi.
Qeveria e re e Zvicrës ka tre ministre gra dhe katër ministra burra.