Klubi i superligës shqiptare, “Skënderbeu” nga Korça është dënuar me 10 vjet përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.
Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës në UEFA ka marrë vendimin drastik për klubin nga Korça, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.
Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vjetësh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë prej një milion eurosh, raporton “Panorama sport”.