Ata kanë vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një terren neutral, arsye për këtë po del që të jetë, sipas tyre, siguria.
Ndeshja do të luhet në Brita-Arena, Wisbaden të Gjermanisë. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, më 4 tetor 2019, mirëpo prapë për shkaqe sigurie ishte shtyrë. Kurse, sipas Flashscore, kjo ndeshje do të luhet më 6 mars, nga ora 18:00, kurse fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të kalojnë në fazën e ‘play-offit’.
Kosova është pjesë e Grupit A dhe renditet në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Rusinë, që është në vendin e tretë, pra me nga 6 pikë, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.