Goli i futbollistit me origjinë nga Gjilani është shpallur zyrtarisht goli më i bukur i këtij turneu ervopian, por edhe në histori të saj, shkruan albinfo.ch.
Goli ndaj Polonisë në 1/8 e finales është vlerësuar si më i miri nga UEFA.
Një panel i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit ka vendosur më ndryshe sesa votimi që u bë nga publiku, që shpalli si më të mirin golin e Zoltan Geras.
Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit.
Zvicra u eliminua në penallti nga Polonia, ku penalltinë e vetme e humbi futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.