UEFA e ka dënuar Serbinë me një ndeshje pa shikues dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh, pasi në Podgoricë, ku tifozët serbë ishin në numër të madh, brohoritën “Kosova është Serbi”.
Gjithashtu Serbia nuk do të mund të marrë bileta as për vizitën e radhës në Bullgari (20 qershor) në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Serbia kishte mundur Malin e Zi me rezultat 2-0 në atë ndeshje të luajtur më 27 mars, në kuadër të eliminatoreve për Euro. Dënimi do të kryhet më 7 shtator, kur Serbia pret Hungarinë.
Në Podgoricë kanë qenë të shumtë fansat serbë, të cilët në një moment kanë tentuar t’i animojnë malazezët për të kënduar “Kosova është Serbi”, për çka nuk kanë marrë përgjigje.