Humbja e kombëtares së Shqipërisë ndaj Skocisë me rezultat 4:0 duket se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se vetëm humbja e tri pikëve për kombëtaren.
Momenti në takim kur Mërgim Mavraj goditi me kokë kundërshtarin Rajan Kristi dhe u largua me të kuq që në pjesën e parë, duket se do t’i kushtojë shumë kapitenit të përfaqësues.
UEFA e ka dënuar atë me 3 ndeshje pezullim ka konfirmuar trajneri i kombëtares.
“Mavraj vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohet, por për të nuk duhet të mendojmë tani, është i s’kualifikuar për 3 ndeshje. I uroj që të jetë mirë dhe të mbaj formën, për të ardhmen të shohim.” ka deklaruar Panuci.