Disa vatra infektimi në këtë territor i përkasin personave të kthyer nga Shqipëria. Fakt që ka shtyrë autoritetet shëndetësore lokale të kërkojnë kryerjen e testit dhe për personat që vijnë nga vendi ynë, edhe pse në nivel kombëtar Shqipëria është në listën e vendeve që kërkohet vetëm një karantinim i besueshëm për 14 ditë.
“Nga analizimi i të dhënave të fundit të pandemisë në rajonin e Umbrias është verifikuar se 80% e rasteve pozitive i përkasin personave që janë kthyer nga një udhëtim jashtë rajonit. Nuk mund të lejojmë që për pakujdesi pesonale të penalizohet një komunitet i tërë”, shprehet këshilltari komunal për shëndetin Luca Coletto, raportojnë mediat shqiptare.
Gjithashtu ai shtoi se duhet të garantojnë shëndetin publik të territorit dhe me nisjen e vitit të ri shkollor, prandaj kanë kërkuar teste të detyrueshme për të gjithë ata që kthehen nga një udhëtim nga Spanja, Malta, Kroaci , Greqia e Shqipëria, përcjell albinfo.ch.