Monitoruesi i çmimeve në Zvicër konstaton se që nga viti 1990 shpenzimet e udhëtimit me automjete janë rritur rreth 30 për qind.
Por, megjithatë është më lirë nëse krahasohet me udhëtimin me tren.
Kështu thonë rezultatet e një studimi të monitorimit të çmimeve. Biletat njëdrejtimëshe kushtojnë 45 për qind më shumë. Biletat kthyese janë rritur pothuajse 80 për qind. Abonomenti ½ është shtrenjtuar 60 për qind.
Abonomenti i përgjithshëm (GA) në Zvicër kushton 65 për qind më shumë.
Monitoruesi i çmimeve ka krahasuar koston e udhëtimit nëpër hekurudhat e Zvicrës me udhëtimin me automjete në 5 destinacione, duke u bazuar në koston për kilometër të indeksit Touring Club në Zvicër (TCS).
Cila është arsyeja për këtë rritje të kostos të pabarabartë?
Monitoruesi, siç transmeton SRF, thotë se çmimet e transportit rrugor duket të jenë të ndikuara nga tregu. Duke ndjekur inflacionin e përgjithshëm në Zvicër, pritet një tendencë tjetër e rritjes së çmimeve.
Ndërsa shtrenjtimi i udhëtimi me tren është ndikuar nga inflacioni i përgjithshëm nëpërmjet vendimeve politike.
Nga pikëpamja financiare, transportuesi hekurudhor kishte humbur në mënyrë të qartë në terren që nga viti 1990, shkruan Monitoruesi i Çmimeve në Zvicër.