Duke filluar prej sot, nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajrit që udhëtimi urban në qytet të jetë falas.
Kështu, qytetarët e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lënë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së, raporton Alsat, transmeton Albinfo.ch.
Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:
– Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit,
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit,
– Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit,
– Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit,
– Anulimi / shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë,
– Stufat me dru të përdoren dhe të mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve.