Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është shënuar udhëtari i njëmiliontë brenda 5 muajve të parë të këtij viti, transmeton Albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarë të ANP-së.
“Sot, ANP ‘Adem Jashari’ ka shënuar edhe një rekord të ri duke procesuar udhëtarin e njëmiliontë në fluturimin e mbrëmshëm për në Genevë”, thuhet në njoftim.