Bashkëpiloti kishte dhimbje të forta nga migrena, ndërsa udhëtari që rastisi të jetë pilot jashtë detyrës ka ulur me sukses aeroplanin në Dublin.
Një incident ajror ka ndodhur mbi Atlantikun e Veriut. Një pilot jashtë detyrës që ishte në bord i ka ndihmuar një kapiteni të “Lufthansës” të bëjë uljen e paplanifikuar të aeroplanit në Dublin.
“Lufthansa” ka konfirmuar incidentin mbi Atlantikun. Fluturimi LH403, një Boeing 747-400 me 264 pasagjerë në bord, në destinacionin nga Newarka në Nju-Jork deri në Frankfurt, ka aterruar të hënën në mëngjes në kryeqytetin irlandez, për shkak se piloti nuk ishte në gjendje të drejtojë aeroplanin nga një dhimbje e fortë e migrenës.
Gazetat irlandeze që kanë raportuar për ngjarjen, në faqen e parë të tyre kanë cituar një zëdhënëse të “Lufthansas”, e cila pasagjerin e ka përshkruar si “hero”.
“Examiner irlandeze”, raportoi se udhëtari kishte ofruar ndihmë në uljen e detyruar, por të sigurt të aeroplanit në aeroportin e Dublinit.
Pasagjeri, njëkohësisht pilot jashtë detyrës, ishte i licencuar për Boeing 767 në një linjë ajrore të Amerikës së Veriut.
Aeroplani kishte mbërritur në aeroportin e kryeqytetit irlandez rreth orës 5.30. Bashkëpilotit të sëmurë i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, për të vazhduar në destinacionin e përcaktuar me 6 orë vonesë.