Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” të rihapet me 28 qershor të këtij viti, përcjellë albinfo.ch.
Gjithashtu në njoftim thuhet se preferohet që udhëtarët të posedojnë testin me rezultate negative nga koronavirusi.
Ky është njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“ .
Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020.
Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë