Ata që udhëtojnë nga Zvicra nuk do të duhet më të izolohen për dy javë kur të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë njoftuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
📢 From today, you will not have to self-isolate when you arrive in the UK, if you travel from Switzerland, Liechtenstein, France, Germany, & other countries.
➡️ The full guidance can be found here: https://t.co/nzCCllezwT pic.twitter.com/89ynHGcDI4
— UK Embassy Berne 🇬🇧🇨🇭🇱🇮 (@UKEmbassyBerne) July 10, 2020
Të premten, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi një listë për vendet për të cilat nuk ishte më e nevojshme të bëjnë 14 ditë karantinë.
Kjo përfshin Zvicrën, si dhe shtetet fqinje si Francë, Gjermani, Austri, Itali dhe Lihtenshtajn.
Irlanda Veriore, Uellsi dhe Skocia gjithashtu kanë hequr kufizimet e tyre në karantinë për Zvicrën.
Megjithatë ka rregulla të ndryshme të izolimit dhe dënimeve në varësi të vendit ku po udhëtoni në Britani të Madhe, deklaroi ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Bernë, përcjell albinfo.ch.