Banka më e madhe e Zvicrës UBS ka shpallur shkurtimin e 3500 vendeve të punës në filialat e saj në gjithë botën ndërsa vetëm në Zvicër do të shkurtohen deri në 400 vende pune.
Me këtë kumtesë, UBS ka sqaruar se në çka konsistojnë masat e kursimit, të paralajmëruara një muaj më parë, shkruan drs.ch. Mbi 1500 vende pune do të shuhen vetëm në degën Investment Banking, ndërsa mbi 1200 sish në administrimin e pasurive.
Përmes këtyre masave, banka synon që deri në vitin 2013 të kursejë mesatarsiht 2 miliardë franga në vit.