Banka zvicerane UBS do të paguajë 4,6 milionë dollarë (4,2 milionë franga) për 50 shtete amerikane, të cilat e kishin akuzuar bankën se ka punësuar bankierë të pakualifikuar që të përmbushin disa operacione bankare.
Në Departamentin e Shërbimit Financiar të UBS-it, punonjësit nuk kanë qenë të regjistruar në bursë dhe kanë kryer operacione për blerjen ose shitjen e letrave me vlerë. Byroja e letrave me vlerë në New Jersey, tha se Qeveria e SHBA-ve kishte ngritur padi kundër UBS.
UBS, e cila nuk kishte pranuar e as mohuar fajësinë, ishte akuzuar gjithashtu se nuk i ka kontrolluar mjaftueshëm punëtorët e saj. Në fillim të gushtit, banka është pajtuar me investitorët që të paguajë 120 milionë dollarë dënime për shitjen e letrave komplekse me vlerë, të cilat më vonë dërguan në falimentim “Lehman Brothers”.