Uber ka arritur një marrëveshje me autoritetet në Gjenevë për të rifilluar funksionimin, njofton albinfo.ch.
Taksitë që përdornin aplikacionin e ndarjes së udhëtimit kishin qenë në ndalesë për një javë, pasi Gjykata Federale Zvicerane la në fuqi një vendim që etiketonte Uber si një “punëdhënës” – me të gjitha përgjegjësitë që i takojnë asaj etikete.
Shoferët në Gjenevë do të marrin një pagë minimale dhe pagesa sigurimesh, tha sot Uber.
Marrëveshja vlen vetëm në këtë kanton.