Rezoluta e koalicionit qeverisës PAN dhe subjektit politik të PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe krijimin e grupit negociator për dialog ende nuk është paraqitur para deputetëve të kuvendit.
Kjo pasi që ende nuk janë mbledhur deputetët për të diskutuar në lidhje me këtë projekt-rezolutë.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur mëngjesin e sotëm.
Koha e caktuar për seancën e jashtëzakonshme ishte paraparë të filloj në orën 14:00.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shtyu seancën për orën 16:30.
Edhe pse kryetari tha se do të filloj në 16:30, ajo në fakt nuk ka filluar ndërsa numri i deputetëve që janë në sallë është i vogël.
Dy subjektet politike ajo e LVV dhe LDK kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.