Rrjeti i madh social, Twitter, ka publikuar një version të ri të rregullave të veta për të sqaruar më shumë politikat e veta.
Kjo është pjesë e ndryshimeve që së fundmi ky rrjet social po mundohet t’i bëjë në luftën ndaj abuzimeve dhe ngacmimeve në uebfaqen e vet.
Kompania thotë se ndryshimet reflektojnë trendet e fundit të sjelljeve ‘online’.
Rregullat e reja lidhur me “grupet e dhunshme, fotografitë urrejtëse dhe llogaritë me emra abuzivë” nuk do të vijnë deri më 22 nëntor, shkruan BBC.
Twitteri do t’i njoftojë në e-mail njerëzit llogaritë e të cilëve janë deaktivizuar, duke u shpjeguar cilën rregull e kanë thyer, transmeton Albinfo.ch.
Po ashtu Twitteri do të konsiderojë përmbajtjen e ‘tweets’ kur dyshon nëse ato postime janë abuzive.
Uebfaqja po ashtu sqaroi se do të ndajë edhe materialet që përfshijnë akte seksuale si “materiale për të rritur” apo “materiale sensitive”.