Twitteri ka njoftuar se do të nisë një rishikim të të gjitha llogarive të verifikuara, me synimin që të heqë disa verifikime për llogaritë që nuk i përshtaten politikave të reja.
Lëvizja vjen pasi Twitteri i dha verifikimin e llogarisë një organizate raciste. Rrjeti social fillimisht ndali verifikimin e llogarive, ndërsa tani ka njoftuar se do t’i rishikojë të gjitha.
“Verifikimi është perceptuar prej kohësh si pranim. Ky pranim u përkeqësua kur kemi verifikuar llogaritë publike dhe të llogarive që nuk janë vërtetuar”, ka shkruar Twitteri, transmeton Albinfo.ch.
Me rregullat e reja, Twitteri ka thënë se “mund t’i tërheqë verifikimet pa ndonjë njoftim”.
Sistemi i verifikimit do të mbesë në pauzë deri në rregullimin e kritereve.